Detaje për therjen në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Prishtine e1
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka njoftuar se prokurorja kujdestare dje në mbrëmje nga Policia e Kosovës është njoftuar se  në rrugën “Tirana”, në Prishtinë ka ndodhur një therje me thikë ku viktima ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes. 

Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës.

Prokuroria thekson se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t’iu bërë autopsia.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një person. Motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori. Brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur për KosovaPress, se rasti ka ndodhur në orën 20:30, ku dyshohet se viktima është goditur nga një person tjetër me mjet të mprehtë.

“Më datë 27 tetor 2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024