Paris Saint-Germain e ka me nxitim punën për të finalizuar një marrëveshje me Victor Osimhen, dhe ka përgatitur një kontratë katër vjeçare për yllin e Napolit, bën të ditur “Il Mattino”.
Gjiganti francez është i gatshëm që ta humbasë Kylian Mbappen këtë verë si lojtar të lirë, me shumë që presin që fituesi i Kupës së Botës 2018 t’i bashkohet Real Madridit, raporton KosovaPress.
Siç bëhet e ditur nga “Il Mattino”, PSG po shikon që të fitojë garën me rivalët e tjerë për Osimhen, kështu që ka përgatitur një ofertë për yllin e Napolit; Një marrëveshje katër vjeçare me pagë prej 13 milionë eurosh në sezon dhe kontroll të plotë të drejtave të tij të imazhit.
Për më tepër, ka plane që sulmuesi nigerian të nënshkruajë marrëveshje fitimprurëse sponsorizimi me kompani nga Katari afër presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi. Për momentin, asnjë ofertë zyrtare nuk është marrë ende nga Napoli. Arsenali dhe Chelsea kanë qenë vazhdimisht të lidhur me 25-vjeçarin.