Mbrëmë në veri të vendit është dëmtuar një shtëpi e pabanuar, e cila është investim i Qeverisë së Kosovës.
Rasti ndodhi në lagjen “Kroi i Vitakut”.
Kurse, Bashkim Rafuna, njëri nga banoret në këtë lagje tregoi edhe qëllimin që kanë pasur siç tha ai bandat serbe në këtë rast.
Për rastin fillimisht njoftoi ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi , i cili tha se rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Vitakut.“Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dëmeve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja”, tha Krasniqi.
Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas tij, e dënon fuqishëm këtë akt dhe sipas tij as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre.
"Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi. Ndërkaq, ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës", tha ai.