Dështon mbledhja e kryesisë, të mërkurën seancë për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut
Lexohet për: 2 min.
342496238_540390941585060_1409336477511742549_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të mërkurën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme, e cila është thirrur nga opozita. Nga ora 11:00 do të debatohet për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Për këtë të fundit dhe gjithë bordin, Partia Demokratike e Kosovës po kërkon shkarkim. Mbledhja e sotme e kryesisë ka dështuar, në mungesë të kuorumit.

Shefja e deputetëve të shumicës, Mimoza Kusari Lila, tha se është tendencioze, qasja e opozitës në lidhje me hetimet që po zhvillohen për rastin në KEK.

Më tej, ka shtuar se përzierja në fakte nuk lejohet as me Ligjin për Hetim Parlamentar.

Kusari-Lila theksoi se grupi parlamentar i LVV-së, ka dy deputete që janë në pushim të lehonisë, e dy të tjerë që abstenojnë vazhdimisht.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se mazhoranca nuk po arrin të ketë shumicën minimale që të kalojnë projektligjet e pika të tjera të rendit të ditës.

Tahiri tha se të mërkurën do të ketë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Për më tepër, Tahiri tha se Krasniqi dhe bordi i KEK-ut duhet të shkarkohen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024