Kuvendi Komunal i Prishtinës ndonëse në seanca të jashtëzakonshme, në mungesë të kuorumit ka dështuar ta votojë buxhetin komunal në vlerë prej 128.100.224 euro.
Teksa shprehën pakënaqësitë e tyre për këtë buxhet, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan seancën e Kuvendit dhe kështu pamundësua hedhje në votim të buxhetit.
Jeta Rafuna, shefe e grupit të asamblistëve të LDK-së, u shpreh se buxheti është themeli i të gjitha projekteve për vitin e ardhshëm, ndërsa iu bëri thirrje partive opozitare mos ta bllokojnë këtë proces.
Bahri Gashi nga AAK tha se ky buxhet ka mangësi por si AAK do ta përkrahim.
Ndërsa, anëtarët e PDK-së, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.
Seancën e Kuvendit komunal të Kosovës e lëshuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.