Dëshmitarja e mbrojtjes përfundon dëshminë në Speciale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dëshmitarja e mbrojtjes përfundon dëshminë në Speciale
fraser-120526
12/05/2026 - 16:52
Linku u kopjua

Ekspertja e linguistikës forenzike, Helena Fraser ka përfunduar dëshminë e saj pranë Dhomave të Specializuara të Kosovë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerët në rastin “kundër administrimi të drejtësisë“.

Në këtë rast gjyqësor përveç ish-presidentit, Thaçi janë të akuzuar edhe  Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi, raporton KosovaPress.

Gjatë rimarrjes në pyetje të dëshmitares nga mbrojtja e Thaçit, ekspertja Fraser deklaroi se cilësia e incizimeve në audio ishte e padeshifrueshme në një pjesë të konsiderueshme.

“Cilësia e incizimit në audio ishte e padeshifrueshme në një pjesë të konsiderueshme dhe gjithashtu thekson edhe rëndësinë e burimit apo informacionit kontekstual të jashtë për të ndihmuar për zbardhjen. Duhet të jemi të sigurt se informacioni kontekstual  i jashtëm të jetë i besueshëm dhe që analistët të jenë të pavarur sepse e dimë se çdo karakteristik ç’orientuese e informacionit  kontekstual me gjasa mund të ketë ndikim mbi transkriptimin në mënyrë të tillë që është shumë më e vështirë të korrigjohen gabimet më tej”, deklaroi ajo.

Ekspertja nga Australia, Helen Fraser dëshminë e saj si dëshmitare e mbrojtjes e ka nisur dje.

Në këtë rast gjyqësor , nën akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë ish-presidenti, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026