Në seancën gjyqësore kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari i tetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka folur rreth ofensivës të forcave serbe në zonën e Llapit përkatësisht në Kaçanoll dhe Bajçinë për të cilën tha se ishte një ndër betejat më të mëdha.
Sipas tij, në mesin e forcave serbe kishte edhe mercenarë rusë dhe rumunë dhe se këto forca ishin nën ndikimin e substancave narkotike.
Mbrojtja e Veseli përmes paraqitjes së një harte të rajonit të Bajgorës , për çka tha se për shkak të tipareve dalluese Bajgora ishte e qasshme edhe për banorët nga Podujeva, Mitrovica, por edhe zona e Shalës.
Ndërsa, dëshmitari i tetë u shpreh se nga ana e Podujevës qasja në Bajgorë ishte më e vështirë pasi që rruga ishte e paasfaltuar, ndërsa nga Mitrovica qasja ka qenë më e lehtë për shkak të rrugës së asfaltuar.
Më pas Strong vazhdoi me pyetje për betejën në Kaçanoll dhe Bajgorë, për çka kërkoi të di se në këtë betejë a u mund Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga forcat serbe
Dëshmitari i tetë po ashtu tha se forcat serbe kishin dashur të futen përmes Bajçinës dhe Dobratinit për të arritur në Kaçanoll dhe se ai pretendon se këto fshatra nuk kanë qenë të mbrojtura nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Avokati i Veselit, Endru Strong më pas vazhdoi me pyetje rreth asaj se a konsideron dëshmitari se UÇK ishte shpartalluar në Kaçanoll e Bajgorë pas ofensivës me forcat serbe, më pas dëshmitari pohoi këtë.
Për betejën në Kaçanoll, avokati Strong vazhdoi të lexoj një komunikatë të UÇK-së në të cilën për këtë ofensivë shkruante se pas një luftimi të rreptë ku kishin mbetur të vrarë 100 ushtarë serbe dhe kishin detyruar tërheqjen e forcave serbe. E kur u pyet se a qëndron ky konstatim i kësaj komunikate, dëshmitari i ZPS-së konstatoi se kjo ishte e pasaktë, madje ai konsideron se komunikatat e UÇK-së janë propagandë
E pas këtyre kundra-pyetjeve të mbrojtjes së Kadri Veselit, kundra-pyetjet të tjera nisi të parashtroi karshi dëshmitarit të tetë mbrojtja e Rexhep Selimit të cilët i parashtruan në seancë të mbyllur për publikun.
Gjatë ditës së sotme pyetjet e tyre për dëshmitarin e tetë të ZPS-së në gjykimin Thaçi dhe të tjerët i parashtroi edhe mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, të cilat u bënë në seancë të mbyllur për publikun.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020./B.Ibishi/