Kombëtarja e Francës e ka siguruar biletën e saj për çerekfinalet e Kampionatit Botëror duke fituar ndaj Polonisë me rezultat 3-1.
Për ta bërë këtë, skuadra franceze mundi të llogariste te Olivier Giroud, autor i golit të tij të 52-të me kombëtaren, duke thyer kështu rekordin e Thierry Henry-t, por edhe të Kylian Mbappé.
Pas ndeshjes, trajneri i Francës Didier Deschamps deklaroi se Polonia ishte një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mposhtur, por lavdëroi sulmuesin Kylian Mbappe për të cilin tha se është i aftë të zgjidhë shumë situata.
"Nuk ishte e lehtë sepse kjo skuadër polake ishte e organizuar mirë për të na bërë punën shumë të vështirë, por ne e kishim aftësinë duke modifikuar disa lëvizje të vogla në mesfushë. Për më tepër, ne kemi në skuadër Kylian Mbappen i cili ka aftësinë për të zgjidhur shumë probleme. Kjo është mirë për ne”, tha Deschamps në mikrofonin e “TF1”, pas ndeshjes.