Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
457158238_2161746887525824_2382566911242467914_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një 29-vjeçar, për një plagosje të shkaktuar në rrugën "Maliq Pashë Gjinolli" në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2024, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.

Policia ka filluar menjëherë trajtimin e informacioneve dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat e rastit. 

Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme,  ka rezultuar me identifikimin dhe intervistimin e Sh.A., dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Policia me këtë rast ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdor në rast, ndërsa ndaj të dyshuarit po kryhen procedurat për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024