Derbi Peja–Trepça ndez javën e 22-të në Superligën e basketbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Derbi Peja–Trepça ndez javën e 22-të në Superligën e basketbollit
03/03/2026 - 14:07
Linku u kopjua

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me ndeshjet e javës së 22-të, që pritet të sjellin përballje mjaft interesante dhe të rëndësishme për renditjen tabelare.

Vëmendja kryesore është te derbi ndërmjet GO+ Pejës dhe Trepçës, dy rivalë tradicionalë të basketbollit kosovar. Pejanët numërojnë dhjetë fitore e 11 humbje këtë edicion, ndërsa mitrovicasit kryesojnë renditjen me 18 fitore e vetëm tri humbje, duke hyrë në këtë sfidë si liderë të kampionatit.

Ndeshje me peshë zhvillohet edhe në Rahovec, ku Rahoveci 029 përballet me Borën. “Vreshtarët” renditen në vendin e tetë me shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa skuadra nga Prishtina është e treta me 11 fitore e dhjetë humbje.

Të enjten në program janë dy takime të tjera. Bashkimi pret Vëllaznimin, me prizrenasit që kanë 11 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë tetë fitore e 13 humbje. Ndërkohë, Sigal Prishtina përballet me Golden Eagle Yllin, dy skuadra që këtë edicion kanë regjistruar nga tetë fitore e 13 humbje dhe synojnë rikthimin te rezultatet pozitive.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026