Manchester United dhe Tottenham zhvilluan një ndeshje fantastike në “Old Trafford”, në kuadër të xhiros së 21-të të Premier Ligës angleze në futboll.
Në një lojë dinamike, rezultati përfundimtar ishte 2:2 dhe Mançesteri humbi dy herë epërsinë.
Ky është goli i dytë i sezonit në ligë për danezin e ri, pasi atij kundër Aston Villa tri javë më parë.
Nuk pritëm gjatë për barazim. Në minutën e 19-të, Pedro Porro goditi nga krahu i majtë për Tottenhamin dhe në zonën e rreptësisë, Richarlison bëri më të mirën dhe me kokë drejtoi në këndin e kundërt. Ky ishte goli i shtatë i sezonit për brazilianin, pasi zhgënjeu vitin e kaluar, duke shënuar vetëm një gol në 27 ndeshje.
Një minutë më vonë, United shënoi 2:1 pasi Rashford dhe Hojlund u bashkuan në zonën e rreptësisë së mysafirëve dhe reprezentuesi anglez kaloi United në avantazh. Ky ishte goli i parë i Rashford në “Old Trafford” këtë sezon.
Pjesa e dytë mezi kishte filluar dhe Tottenham ishte kthyer në lojë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Timo Werner i shërbeu bukur nga krahu i majtë Rodrigo Bentancur, i cili shënoi pas 50 sekondash dhe barazoi rezultatin në 2:2. Ishte goli i parë për uruguaianin pas 11-muajve.