Derbi Milan-Inter, zikaltërit synojnë ta festojnë titullin
Lexohet për: 1 min.
Milan-Inter
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Interi mund ta festojë sot titullin e kampionat nëse ia del që ta mposhtë rivalin lokal Milanin në derbin “Madoninna”. Nga ana tjetër, Milani do të synojë që me çdo kusht të mos e lejojë që kjo të ndodh pasi festa e titullit të Interit para tifozëve të Milanit nuk do të ishte e mirëseardhur.

Interi ka 83 pikë në vendin e parë, kurse Milani është i dyti me 69 sosh dhe me fitore eventuale “Nerazzurrët” do ta siguronin edhe matematikisht titullin e 20-të në Serie-A, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro” me fillim nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Milan: Maignan; Calabria, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Adli, Reijnders; Musah, Loftus-Cheek, Pulisic; Leao

Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024