Derbi mes Romës e Juventusit, ja formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
12-Derbi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Olimpico” do të zhvillohet derbi mes AS Romas dhe gjigandit italian Juventusit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 21 të Serie A.

Në xhiron e fundit, Juventusi barazoi me rezultat 1:1 me Napolin, kurse Roma pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Milani, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm tre pikë në tabelë, ku Roma zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 32 pikë, tre sosh më pak se Juventusi që renditet në vendin e pestë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy ekipet, ku për Romën nuk do të paraqiten Darboe, Diawara, Fuzato, Karsdorp, Mancini dhe Spinazzola, kurse te Juventusi mungojnë Alex Sandro, Bonucci, Danilo dhe Pinsoglio.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

AS Roma (3-5-2): Rui Patricio; Ibanez, Cristante, Smalling; Maitland-Niles, Pellegrini, Veretout, Mkhitaryan, Viña; Felix, Abraham

Juventus (4-3-3): Szczesny; De Sciglio, De Ligt, Rugani, Cuadrado; Bentancur, Locatelli, McKennie; Chiesa, Kean, Dybala

18:30 AS Roma – Juventus (Stadiumi Olimpico)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024