Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, këto janë formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 19:00 stadiumi “Air Albania” do të jetë nikoqir i super derbit mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së Shqipërisë.

Ky do të jetë derbi i parë i kryeqytetit këtë sezon. Në xhiron e fundit, Partizani mposhti Kukësin 4:3, kurse Tirana triumfoi 1:0 ndaj Vllaznisë, raporton KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Tirana zë vendin e tretë me 13 pikë, krahas Partizanit që renditet i pesti me 11 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, e barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Partizani

Tirana  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024