Derbi mes Milanit dhe PSG, formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i derbit mes Milanit dhe Paris Saint-Germain, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, të dyja këto skuadrat u takuan në “Parc des Princes”, ku PSG e mposhti bindshëm Milanin 3:0, raporton KosovaPress.

Momentalisht, PSG zë vendin e parë në Grupin F me gjashtë pikë të arkëtuara pas tri ndeshjeve, krahas Milanit që renditet i fundit (4) në kuotën e vetëm dy pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Bennacer, Caldara, Kalulu, Pellegrino dhe Sportiello, kurse te PSG mungojnë Asensio, Kimpembe, Mendes, Navas, Pereira dhe Rico.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Tomori, Thiaw, Hernandez; Loftus-Cheek, Reijnders, Musah; Pulisic, Giroud, Leao

Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Hernandez; Ugarte, Zaire-Emery, Vitinha; Dembele, Mbappe, Kolo Muani

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024