Derbi mes Milanit dhe Lazios, ja formacionet zyrtare
Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i derbit italian mes Milanit dhe Lazios, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 34 të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Milani barazoi 1:1 me Cremonesen, ndërsa Lazio e mposhti 2:0 Sassuolon, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Milani zë vendin e gjashtë në tabelë në kuotën e 58 pikëve, gjashtë sosh më pak se Lazio që renditet në vendin e dytë në tabelë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Pobega dhe Ibrahimovic, kurse te Lazio mungojnë Cataldi dhe Vecino.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Tomori, Kjaer, Calabria; Tonali, Krunic; Leao, Bennacer, Messias; Giroud
Lazio (4-3-3): Provedel; Marusic, Casale, Romagnoli, Hysaj; Milinkovic-Savic, Antonio, Luis Alberto; Anderson, Immobile, Zaccagni