Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Milanit dhe Lazios, e vlefshme kjo për xhiron e shtatë të Serie A.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Milani e mposhti Cagliarin me shifrat 3:1, kurse Lazio fitoi 2:0 ndaj Torinos, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Milani zë vendin e dytë në tabelë me 15 pikë, aq sa ka edhe Interi në vendin e parë, kurse Lazio renditet në vendin e 12 me shtatë pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, vetëm Milani ka probleme me mungesa të lojtarëve, ku nuk do të paraqiten Bennacer, Caldara, Kalulu dhe Krunic.
Milan (4-3-3): Maignan; Hernandez, Tomori, Kjaer, Calabria; Reijnders, Adli, Loftus-Cheek; Leao, Giroud, Pulisic
Lazio (4-3-3): Provedel; Marusic, Casale, Romagnoli, Hysaj; Guendouzi, Rovella, Luis Alberto; Felipe Anderson, Castellanos, Zaccagni