Sonte me fillim nga ora 20:30 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i derbit londinez mes Chelseat dhe Tottenhamit, ndeshje kjo e mbetur nga xhiro e 26 e Premier Ligës.
Në xhiron e fundit në kampionatin anglez, Chelsea barazoi 2:2 me Aston Villan, kurse Tottenhami u mposht 3:2 nga Arsenali, raporton KosovaPress.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku asokohe Chelsea e mposhti 4:1 si mysafir Tottenhamin.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te Chelsea mungojnë Chukwuemeka, Colwill, Disasi, Fernandez, Fofana, Gusto, James, Lavia, Nkunku, Sanchez, Silva dhe Ugochukwu, kurse te Tottenhami nuk do të paraqiten Davies, Forster, Sessegnon, Solomon, Udogie dhe Werner.
Chelsea (4-2-3-1): Petrovic; Cucurella, Badiashile, Chalobah, Gilchrist; Gallagher, Caicedo; Mudryk, Palmer, Madueke; Jackson
Tottenham (4-2-3-1): Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Emerson Royal; Bissouma, Sarr; Johnson, Kulusewski, Son; Richarlison