Derbi italian mes Interit dhe Romës, këto janë formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
4-Formacionet zyrtare
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes kampionit italian Inter dhe skuadrës së Romës, e vlefshme kjo për xhiron e 34 të Serie A.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Interi e mposhti 3:0 Milanin, kurse Roma barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e Napolit, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 11 pikë në tabelë, ku Interi zë vendin e dytë me 69 pikë, krahas Romës që renditet në vendin e pestë me 58 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për “Nerazzurët” nuk do të paraqitet Arturo Vidal, kurse te Roma mungojnë Cristante, Fuzato dhe Zaniolo.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; Dimarco, De Vrij, Skriniar; Perisic, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Dumfries; Martinez, Dzeko

Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Oliveira, Mkhitaryan, Zalewski; Pellegrini, El Sharawy; Abraham

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025