Dera e furrës do të shkëlqejë shpejt: Hiqeni dhe lajeni në vetëm pak minuta
Lexohet për: 1 min.
dera shporet
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dera juaj e furrës është një vend ideal për grumbullimin e yndyrës dhe mbetjeve ushqimore dhe për shumë njerëz pastrimi i saj duket si një mision i pamundur.

Megjithatë, ekziston një trik që të gjithë duhet ta dinë për të larë shpejt dhe me efikasitet derën e sobës, pas së cilës do të jetë si e re.

Mjafton vetëm të hiqni pjesën e sipërme të kornizës dhe të tërhiqni butësisht xhamin. Tani mund ta transferoni lehtësisht të gjithë xhamin në lavaman ose vaskë dhe ta pastroni mirë.

Kur të keni mbaruar pastrimin, vendoseni përsëri në kornizë dhe sigurojeni mirë.

Fillimisht, hidhni pak sodë buke në një tas, më pas shtoni ujë, aq sa të bëhet një përzierje e trashë. Më pas përhapeni pastën që keni marrë në derën e furrës suaj dhe lëreni të qëndrojë për rreth gjysmë ore. Merrni një sfungjer të lagur dhe filloni të pastroni.

Do të habiteni kur të shihni se sa e fuqishme është soda e bukës në heqjen e yndyrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025