Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj po e sheh vetëm si ëndërr të kryeministrit Albin Kurti, pretendimet e tij se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo thotë se për një gjë të tillë duhet konsensus brenda unionit evropian dhe një mori procedurash për të cilat Kosova aktualisht nuk i ka përfunduar.
Kadrijaj thotë për KosovaPress, se përderisa pesë vendet e BE-së nuk e njohin Kosovën do të jetë i vështirë aplikimi për anëtarësim në BE.
Ajo konsideron se dështimin më të madh Qeveria Kurti e ka në politikën e jashtme.
“Kjo qeveri e shpresës që ka ardhur me premtime të mëdha, dështimin më të madh e ka në politikën e jashtme. Ju e dini se qeveria Kurti ka thënë se do të ketë prioritet angazhimin në politikën e jashtme dhe ne po shohim se nuk angazhimin në minimumin e angazhimit. Kjo qeveri është karakterizuar me skandale të njëpasnjëshme në diplomaci”, shton Kadrijaj.
“Po konsiderohet si lëmosh sepse në agjendën legjislative është paraparë që në muajin mars të vjen në Kuvend, ligji i pagave dhe përmes tij rregullohet sistemi i pagave në sistemin publik dhe kemi parë se është spostuar ky dhe nuk dihet kur do të sjellët. Pastaj kemi kërkuar që të rregullohet paga minimale, ju e keni pa se kemi pasur debate të shumta për rritjen e çmimeve dhe energjisë”, deklaron ajo.
Ajo thotë për KosovaPress, se shtesat prej 100 euro janë lëmosh dhe janë të pamjaftueshme.