Deputeti i PDK-së: Qeveria ta ndryshojë vendimin, të shkarkohet i gjithë Bordi i OSHP-së
Lexohet për: 2 min.
Shala
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, e ka konsideruar të gabuar vendimin e Qeverisë për t'i rekomanduar Kuvendit shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi.

Madje, deputeti Shala thotë Qeveria duhet ta tërheq këtë vendim dhe ta sjellë vendimin për të gjithë anëtarët e Bordit të OSHP-së.

Këto komenete deputeti Shala i bëri në Komisionin për Buxhet gjatë shqyrtimit të Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Kimete Gashi, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

"Konsideroj që ne nuk duhet të ngutemi dhe të bëjmë gabime. Nëse ka ardhur një vendim i Qeverisë, qeveria e ka të drejtën e vet, mendimin por është edhe pavarësia e parlamentareve me e dëgjua palën. Nuk ka vendim individual, nuk është as etike që ne tani ta drejtojmë gishtin tek një person që realisht ka paqartësi dhe për një vendim që ka qenë kolektiv", tha Shala.

Ai theksoi se të tërit kanë shkelë ligjin, dhe konsideron se Qeveria duhet ta tërheq këtë vendim dhe ta sjellë vendimin për të gjithë anëtarët, e jo siç tha ai të selektuar.

“Të tërit kanë shkelë ligjin, konsideroj se qeveria duhet ta tërheq këtë vendim dhe ta bjen vendimin për të gjithë, e jo kështu të selektuar, dikë më mik e dikë më armik, sepse nuk është as e ligjshme e as e moralshme", theksoi deputeti Shala.

Javën që shkoi, Qeveria në mbledhjen e saj ka propozuar shkarkimin e Gashit, lidhur me tenderin për insulina siç thuhet pa autorizim-marketingu.

https://kosovapress.com/admin/oshp-flet-per-tenderin-per-insulinat-sot-shqyrtohet-shkarkimi-i-anetares-se-bordit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024