Deputeti i PDK-së: Qeveria Kurti ka agjendë zhbërjen e shtetit të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
462549304_522602370528852_4320590708809838831_n
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë Kurti se ka agjendë për zhbërjen e shtetit të Kosovës. Deputeti Hisen Berisha në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit për mungesën e ushqimit të ushtarëve në FSK, tha se ekzekutivi përmes Ministrisë së Mbrojtjes kanë qëllim sabotimin e FSK-së si institucionin kyç për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Duke folur në emër të PDK-së, deputeti Berisha tha se ushtarët e FSK-së, janë denigruar nën qeverinë e Kurtit.

Ai e implikoi në këtë situatë edhe komandanten supreme të FSK-së, presidenten Vjosa Osmani.

“Komandanti i FSK-së paralajmëroi suspendimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake në forcë, diçka që duhet shqyrtuar në hierarki deri te komandanti suprem, i cili fatkeqësisht është pjesë e këtij komploti kundër Forcës. Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së është një sinjal i qartë i problemeve të menaxhimit dhe mungesës së përgatitjes afatgjate. Tani e kanë kuptuar se ashtu siç ishte ashtu siç nuk ishte i aplikueshëm  koncepti i shërbimit të detyrueshëm ushtarak edhe ideja e ngritjes së kapaciteteve të vetqëndrueshmërisë për ushqim është një ide që do të konprementojë FSK-në”, deklaroi Berisha.

Ai përmendi edhe keqmenaxhimet, të cilat siç tha po bëjnë që ushtari i FSK-së të vendos të largohet nga ushtria.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024