Deputeti i LVV-së kërkon qasje në dokumentet zyrtare për blerjen e vajit nga Polonia
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare lidhur me shpenzimet e dedikuara për rezervat shtetërore për periudhën 2021-2023, konkretisht për pagesat dhe pranimin apo mos pranimin e sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit.

Krejt kjo iniciativë është bërë me insistimin e qytetarit, Blend Zymi, i cili i ka kërkuar deputetit Korenica që së bashku të shkojnë dhe të kërkojnë qasje në dokumentet publike.

Ditë më parë në media është publikuar një përgjim se si dy zyrtarë shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit. Aty u raportua se malli i blerë por nuk ka ardhur asnjëherë.

Pas një sërë raportimesh e reagimesh lidhur me këtë rast, Blend Zymi ka marrë iniciativë duke thirr direkt deputetët e LVV-së, në mënyrë që të shkojnë dhe të kërkojnë qasje në dokumentet zyrtare lidhur me grurin, vajin dhe sheqerin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024