Deputetët përkujtojnë Ilaz Kodrën dhe 315 dëshmorë dhe martirë
Lexohet për: 2 min.
osmani
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar se Ilaz Kodrës, të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës u detyrohen që të krijojnë një shtet që mishëron idealet e tyre, shtet të drejt, të zhvilluar dhe të sigurt, që respekton dinjitetin e secilit.

Deputetët në seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, thanë se është obligim t’u lëmë fëmijëve tanë një Kosovë me ekonomi më të fuqishme, arsim më të avancuar, shëndetësi më efikase, institucione më të fuqishme e kredibile dhe më tepër miq e aleatë, si parakushte për një të ardhme më të mirë për ata.

Deputeti Gani Krasniqi në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Ilaz Kodra u bë shpejt se si duhet të jetë luftëtari i UÇK-së dhe ato vlera e bën natyrshëm komandant të njërës nga brigadat më të rëndësishme të UÇK-së.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra lexoi letrën e vajzës së Ilazit, Krenare Kodra.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se sot po përkujtojnë Drenicën që ishte e fundit që bënte rezistencë pushtimit jugosllavë komunist dhe e para që do të bënte kryengritje për liri, gjë që ishte frymëzim që në ditët e para.

E në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj tha se duke kujtuar komandant Ilaz Kodrën lartësohen momentet e sakrificës për liri, pasi ajo ditë e rënies së tij, bënë bashkë luftëtarin dhe popullin. Kontributin e Ilaz Kodrës dhe 315 dëshmorëve dhe martirët, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, vlerësuan lartë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024