Depresioni sezonal, i njohur më parë si çrregullimi emocional sezonal, përfshin simptoma që vijnë dhe shkojnë me ndryshimin e stinëve.
Më së shpeshti, simptomat shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, këto ndryshime në humor mund të fillojnë në pranverë dhe të vazhdojnë deri në verë. Duke qenë se ekspertët e kanë lidhur depresionit sezonal të dimrit me mungesën e dritës së diellit, ju mund të pyesni veten se çfarë e shkakton këtë edhe në pranverë.
Një humor të rënduar me ndjenja të vazhdueshme trishtimi dhe dëshpërimi
Më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme
Ndryshime në energji
Shqetësime me gjumin
Oreks i shtuar ose humbje peshe
Nervozizëm i pazakontë
Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes
Pavendosmëri
Depresioni pranveror është më pak i zakonshëm se depresioni i dimrit dhe ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton atë. Disa teori të mundshme përfshijnë:
Rritja e dritës së ditës dhe ngrohtësisë
Rritja e menjëhershme e dritës së diellit bën që trupi juaj të prodhojë më pak melatoninë, kështu që ju përfundoni duke fjetur më pak se sa keni nevojë. Në të njëjtën kohë, nivelet e serotoninës në trup rriten si rezultat i natyrshëm i zgjatjes së ditës dhe motit me diell.
Nivelet e larta të serotoninës mund të shkaktojnë gjithashtu shqetësime në shëndetin mendor, duke përfshirë çrregullimin e ankthit social, të shkaktojë shqetësim dhe nervozizëm.