Deponohen në bankë afër 3 mijë euro, dyshohet të jenë të falsifikuara
Lexohet për: 2 min.
eurooo
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një zyrtare e bankës në Lipjan ka raportuar në polici se një person ka dorëzuar 343 euro monedha metalike, të cilat dyshohet se nuk janë origjinale.

Njëjtë ka vepruar edhe një zyrtar i bankës në Prishtinë, ka raportuar në polici se një mashkull i ka deponuar në bankë 2 mijë e 660 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në të dyja rastet janë sekuestruar paratë, ndërsa është informuar edhe prokurori, njofton policia në raportin 24-orësh të policisë

Të dy ngjarjet kanë ndodhur të martën e kësaj jave, ndërsa rastet u cilësuan “Falsifikim i parasë”.

FALSIFIKIM I PARASË

•              Lipjan 22.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare-zyrtare e bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 343 monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

•              Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.12.2023-09:00. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar i bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 2660 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025