Dënohet rëndë Taulant Xhaka
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në derbin e Superligës së Zvicrës ndërmjet Baselit dhe Cyrihut, që përfundoi me fiton e mysafirëve me rezultat 2-0, Taulant Xhaka bëri një gjest të pahijshme duke goditur rivalin e tij Nikola Katic me kokë, veprim ky për të cilin u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Gjesti i tij u mor në shqyrtim nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit në Zvicërr që sot ka marr vendim për dënimin e Xhakës, raporton KosovaPress.

https://kosovapress.com/admin/xhaka-ne-stilin-e-zidane-godet-me-koke-kundershtarin/

Për skenat e së dielës: 32-vjeçari është dënuar me tetë ndeshje, duke përfshirë edhe ato për shkak të tetë kartonëve të verdhë gjatë këtij sezoni..

Për veprimin e tij, Xhaka ka kërkuar falje përmes një shkrimi në “Instagram”, ku ka thënë se doli nga vetja dhe se ky nuk është modeli që ai duhet të jap si një kapiten i skuadrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024