Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi sot liderin e partisë kryesore opozitare Lee Jae-myung dy vjet burg me kusht për shkelje të ligjit zgjedhor, pasi kishte deklaruar rrejshëm si kandidat presidencial i vitit 2021 se nuk e njihte një zyrtar përgjegjës të një qyteti mbi një projekt të zhvillimit të tokës.
Lee tha pas seancës se do të apelonte vendimin e gjykatës, raporton agjencia e lajmeve Yonhap. Nëse dënimi me burg ose gjobë prej 1 milion won (710 dollarë) ose më shumë do të bëhet final, Lee do të humbë vendin në parlament dhe të drejtën për të kandiduar në të gjitha zgjedhjet për pesë vjetët e ardhshëm.
Projekti në qytetin Seongnam, ku ai shërbeu si kryetar bashkie, që atëherë është bërë qendra e polemikave që kanë bërë që Lee të akuzohet për korrupsion.
Ai akuzohet gjithashtu për një pretendim të rremë gjatë një auditimi parlamentar në 2021 në lidhje me një projekt të zhvillimit të tokës në Seongnam ndërsa ishte kryetar bashkie. Prokurorët kërkuan dënim me dy vjet burg.Lee, i cili do të përballet me një seancë tjetër dëgjimore për akuzat për dëshmi të rreme më vonë këtë muaj, ka akuzuar prokurorët për ngritjen e një çështjeje të motivuar politikisht, pasi ai pritet të kandidojë për president më 2027.