Dënohet me burgim të përjetshëm i akuzuari për vrasje
Lexohet për: 1 min.
paraburgimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj XH. B. duke dënuar me burgim të për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa A. B. është liruar nga akuza.

Gjykata njofton se i akuzuari XH.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

“Gjykata konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, ka marr aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se i njëjti  ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, andaj të akuzuarit  me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lihet në liri”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit, pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil, për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025