Dënohen me 35 vjet burgim katër të akuzuarit në rigjykimin për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë
Lexohet për: 3 min.
12-Gjykata-themelore-560x404
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues në rigjykimin për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, duke u shqiptuar të akuzuarve dënimin me 35 vjet burgim (së bashku).

Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se E.R., është dënuar me 14 vjet dhe tre të tjerët G.R, G.J. dhe Xh.S. me nga 7 vjet burgim nën akuzën se kanë dhunuar 11-vjeçaren. Për Sh.K është veçuar procedura.

“I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.

mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykta.

I akuzuari E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

I mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqesuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil”, njofton Gjykata.

Gjykata e Apelit kishte nxjerrë aktvendim që të anulohet vendimi i Themelores, përmes të cilit katër të akuzuarit ishin dënuar me 40 vjet burgim, duke kthyer kështu në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale të dhunimit të 11-vjeçares.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 8 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve: G.R., G.J., Xh.S, të akuzuar për përfshirje në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

Aktakuzë ishte ngritur po ashtu edhe më 21 dhjetor, ndaj tetë personave tjerë, të cilët akuzoheshin se janë të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024