Dënohen me 21 vjet burgim të akuzuarit për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
Lexohet për: 5 min.
-800-450-Milionaa-600x347-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka informuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve  L.G dhe K.SH për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, të cilët i ka dënuar me 21 vjet burgim e 41 mijë e 500 euro gjobë.

Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore ka bërë të ditur se do të konfiskohet dobia pasurore e fituar nga vepra penale që gjendet në posedim të palës së tretë, konkretisht mjetet monetare të ngrira sipas urdhëresës së gjykatës si mjete, të cilat kanë rrjedhë nga aktiviteti kriminal i të pandehurve dhe të njëjtat do të transferohen në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të konfiskohet dobia pasurore e fituar nga vepra penale që gjendet në posedim të palës së tretë konkretisht mjetet monetare të arkëtuara nga bankat komerciale për pagesën / mbylljen e kredisë apo overdraftit (mbitërheqjes), mjete, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të pandehurve dhe janë përdorur për të paguar obligime bankare dhe të njëjtat ri- kthehen/transferohen në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, do të konfiskohet Automjeti i tipit “Audi A4”, Automjeti i tipit “Audi A5” Sport Back, Automjeti i tipit “Audi A%” Sport Back  dhe Automjeti i tipit “Taureg”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti  Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit  L.G për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi  2 dhe paragrafi  3 pika 4 në lidhje me paragrafi  1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Hyrja në sistemet kompjuterike nga neni 327  paragrafi  2  lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes nga neni 336 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Shpërlarja e parave nga neni 302 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, lidhur me veprën penale të Pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të  Kodit Penal të Republikës se Kosovës, si dhe kundër të akuzuarit K.SH. për veprën penale të Ndihmës nga neni 33 paragrafi 2 lidhur me paragafi 1 të të Kodit Penal të Republikës se Kosovës në ndërlidhje me veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës dhe veprës penale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shpërlaja e parave nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprën penale  të Pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të  Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

I akuzuari L.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 8.500 ( tetë mijë e pesëqind ) euro për veprat penale të cekura si më lartë, të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afatin prej 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu i shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose ne shërbimin publik për periudhën 6 vjeçare, nga dita kur aktgjykimi të marrë formën e prerë, koha e kaluar në vuajtje të dënimit nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi plotësues.

I akuzuari K.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 33.000( tridhjetë e tre mijë euro) për veprat penale të cekura si më lartë,  të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afatin prej 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Konform nenit 79 paragrafi 1 të KPK-së të pandehurit L.G i llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 20.10.2020, ndërsa të pandehurit K.SH nga data 26.10.2020, të pandehurve L.G dhe K.SH iu vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Siç ka potencuar gjykata, obligohen të pandehurit që Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve – Thesari i Kosovës, në mënyrë solidare t’ia kompensojnë dëmin e shkaktuar deri në përmbushjen e përgjithshmen  të vlerës prej  2,077,995.90 euro duke mos përfshirë paratë e konfiskuara në afatin prej 90 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Obligohen të pandehurit që në mënyrë solidare të paguajnë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të kësaj Gjykate. Obligohen të pandehurit që në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë secili veç e veç shumën nga 300 €. Obligohen të pandehurit që në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit t’i paguajn secili vec e vec shumën prej nga 50 euro të gjitha këto në afatin prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.”, është bërë e ditur tutje nga Gjykata Themelore.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit dhe ankesa bëhet përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024