Moment triumfues për drejtësinë kosovare po konsiderohet epilogu i procesit gjyqësor kundër Zoran Vukotiq. Përballë tij, një viktimë e dhunës seksuale arriti të dëshmojë para trupit gjykues për tmerrin që përjetoi. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për dhunim seksual në Kosovë nga gjykatat vendore. Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe ka vërtetuar aktgjykimin për dënim prej 13 vitesh për kriminelin serb.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti thotë për KosovaPress, se për asnjë të mbijetuar nuk është e lehtë që të përballet me procese gjyqësore.Pranë gjykatave të Kosovës janë përfunduar katër procese gjyqësore, ku prej tyre i vetmi është dënuar Zoran Vukotiq. Kështu shprehet Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili tregon për procedurat e këtij rasti.
“Refuzohen si të pabazuara kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë e mbrojtësit të dënuarit dhe e të dënuarit Z.V., të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti Special PS.nr.28/2022 të datës 11.11.2022 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës - Departamenti Special APS.nr.50/2022 të datës 15.02.2023”, thuhet në aktgjykimin e publikuar sot nga Gjykata Supreme.
E mbijetuara, e cila është rreth të pesëdhjetave dy vjet më parë kishte rrëfyer ekskluzivisht për KosovaPress, për tmerrin që përjetoi dhe përballjen e saj me dhunuesin në gjykatore. Ajo u pati bërë thirrje të gjitha grave e burrave që të kërkojnë drejtësi për krimin me të cilën janë përballur dhe vuajtjen që ua shkaktuan për tërë jetën.