Demokracia në Veprim flet mbi parregullsitë e deritanishme në zgjedhje
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Demokracia në Veprim flet mbi parregullsitë e deritanishme në zgjedhje
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Vështirësitë për të gjetur emrin në listën e votuesve, votimi me asistencë dhe fshirja e lehtë e ngjyrës materikuluese nga gishti janë disa nga parregullsitë që Demokracia në Veprim (DnV) ka hasur deri në mesditë të zgjedhjeve të sotme.

Megjithatë, sipas rrjetit të organizatave joqeveritare në Kosovë, këto parregullsi nuk e cenojnë integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë.

Në një konferencë për media, Eugen Cakolli nga DnV tha se qytetarët në rreth 50 për qind të vendvotimeve në nivel vendi kanë pasur vështirësi për të gjetur emrin në listën e votuesve. Krahas kësaj, ai shtoi se deri tani ka qenë i shprehur edhe votimi me asistencë.

Po ashtu, Cakolli tha se problem tjetër  që është evidentuar është edhe çështja e fshirjes së lehtë të ngjyrës materikuluese të votuesve. Sipas tij, kjo mund të ndikojë në votimin e dyfishtë dhe mund ta minojë besimin e publikut dhe integritetin zgjedhor.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025