Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë në një intervistë disa nga momentet më të paharrueshme dhe emocionuese gjatë procesit të negociatave për pavarësinë e Kosovës, të mbajtura në Vjenë nën udhëheqjen e Marti Ahtisaarit. Hoxhaj ishte pjesë e delegacionit kosovar në këtë proces historik, që përfundoi me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Gjatë rrëfimit të tij, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj përshkroi një moment të veçantë kur një mërgimtar shqiptar, që punonte në Vjenë, u dha kurajë delegacionit kosovar.
"I thash ‘qysh po të dukemi? Tha e keni një barrë kogja të madhe. I thash po, por e kemi mbështetjen amerikane, mbështetjen evropiane", tha Hoxhaj për Besim Dinën në emisionin "Oxygen".
"Ai kishte shtypur diçka para meje, se edhe amerikanët e kishin pas problemin e njëjtë. E shtypi ai fjalimin, e shtypa edhe unë", tregoi Hoxhaj. "Kur e mora fjalimin e Hashimit, po shoh në dorë edhe një komunikatë. Ishte komunikata, para se të fillonte takimi, rreth produktit, rezultateve të takimit. Ende e kam atë tekst, dhe ky tekst tregon shembullin më të mirë se sa të vendosur ishin amerikanët, sa përnjëmend e kanë pasur George Bushi i ri dhe Washingtoni për ta pavarësuar Kosovën."
Përfundimi i negociatave në Vjenë ishte një moment historik për Kosovën, ndërsa Hoxhaj theksoi përkushtimin dhe përpjekjet e gjithë ekipit që punoi për të arritur këtë qëllim të madh.