Demelezi: Bashkëpunimi me institucionet e Shqipërisë kyç për bujqësinë
Lexohet për: 2 min.
xfg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta fuqizojnë e mbështesin Institutin Bujqësorë të Kosovës në punët që operon por gjithashtu, bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë është kyç për hapat që sektori bujqësisë të merr kahjen e duhur.

Demelezi i bëri këto komente në tryezën “Dita Fushore të Grurit”, të mbajtur dje dhe sot, e cila është organizuar nga Instituti Bujqësorë i Kosovës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe nga institucionet e shumta të Shqipërisë. Gjithashtu, ishin edhe përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve dhe bizneseve.

Demelezi në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi paraprakisht pjesëmarrësit për kontributin që do të japin këto dy ditë nën organizimin e institutit Bujqësorë, e i cili funksionon nën Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Dita fushore vazhdoi me prezantimin e fushave hulumtuese për testimin e vlerave kultivuese dhe përdoruese të varieteteve të huaja të grurit, elbit dhe tritikaleve që kanë aplikuar për regjistrim në Listën e Farërave të Republikës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025