Deliu-Kodra: Qeveria po e ngatërron koordinimin me aleatë me servilizëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se Qeveria Kurti po e ngatërron koordinimin me aleatë me servilizëm. Ajo e quajti të turpshme qasjen e ekzekutivit, dhe sipas saj po mashtrohet populli.

Në debatin parlamentar për situatën në veri, Deliu-Kodra deklaroi se kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiq jeton në Fushë Kosovë.

"Dhe kjo është e turpshme kur Qeveria e Kosovës e ngatërron koordinimin e partneritet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me servilizëm. Keni parasysh deri ku shkon mashtrimi i tyre”, tha deputetja e PDK-së.

Ajo shtoi se shtrirja e sovranitetit dhe integritetit në veri nuk mund të bëhet pa koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.

“Informatat e mia të konfirmuara për kryetarin e zgjedhur nga radhët e LVV-së, Erden Atiqin, janë që i njëjti është banor i Fushë Kosovës. Gjatë gjithë ditës, janë informata zyrtare të cilat i kam të konfirmuara, kryeministri na hodhi perde syve për të thënë që ai po e kryen detyrën e tij në veri si kryetar i zgjedhur", shtoi ajo në debatin parlamentar për veriun.

Tutje, ajo konsideroi se çfarë ka ndodhur në veri, e kthen Kosovën para shpalljes së Pavarësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024