Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përgëzuar Delfin Pllanën me rastin e emërimit në postin e ambasadorit të vendit tonë në Budapest të Hungarisë.

Ajo ka shprehur besimin se ambasadori Pllana do t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“I shpreh urimet e mia më të mira për ambasadorin e emëruar Delfin Pllana teksa ai hyn në detyrën e tij të re si Ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari. Unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve tona dhe të thellojë lidhjet midis popujve tanë Kosovë-Hungari”, ka shkruar Osmani në X.

Në vitin 2021, Pllana ka qenë i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari, derisa në vitin 2023 ambasador në këtë vend u caktua Haxhi Bajraktari.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
103
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024