Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari
Lexohet për: 1 min.
delfin pllana
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasador i ri i Kosovës në Hungari është emëruar, Delfin Pllana. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ambasadori Pllana do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis Kosovës dhe Hungarisë.

“I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai hyn në detyrën e tij të re si Ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari. Unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve tona dhe të thellojë lidhjet midis popujve tanë”, ka shkruar Vjosa Osmani në X.

Delfin Pllana, në vitin 2021, ka qenë i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari, derisa në vitin 2023, ambasador në këtë vend ishte emëruar Haxhi Bajraktari.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024