Delegacioni i Katarit që përfaqëson Sheikun Jassim, ka mbërritur para pak çastesh në qendrën stërvitore të Manchester United, raporton “Football Daily”
Sheiku Jassim nuk ka udhëtuar drejt qytetit të Manchesterit sot, por ka dërguar ekipin e tij bankar dhe të biznesit që të merren me bisedime, raporton KosovaPress.
Po ashtu, thuhet se nesër Manchesterin do ta vizitojë edhe delegacioni “Ineos” për të biseduar me zyrtarët e United për shitjen e klubit.
Delegacionin e “Ineos” e përbëjnë Sir Jim Ratcliffe së bashku me bashkëpronarët e kompanisë si Andy Currie, John Reece, Rob Nevin, Jean Claude Blanc dhe Dave Brailsford.