Delegacioni i FSK-së në Stamboll, diskutohet për forcimin e kapaciteteve ushtarake
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Delegacioni i FSK-së në Stamboll, diskutohet për forcimin e kapaciteteve ushtarake
9 -
06/05/2026 - 09:51
Linku u kopjua

Forcimi i kapaciteteve ushtarake të Kosovës, ka qenë fokusi i diskutimeve që komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar me një delegacion të FSK-së, kanë pasur me prodhues të ndryshëm të armëve gjatë panairit “SAHA Expo 2026” në Stamboll.

Sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, Jashari mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes, ku u takua me drejtuesit e Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Bëhet e ditur se, gjatë këtij takimi, ai prezantoi objektivat e tij për zhvillimin e Forcës dhe diskutoi planet dypalëshe që lidhen me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.

Gjenerallejtnant Jashari ndoqi nga afër zhvillimet teknologjike në industrinë e mbrojtjes, në përputhje me objektivat për modernizimin e kapaciteteve të FSK-së.

“Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me prodhues të ndryshëm, me fokus në forcimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së për përmbushjen e misionit të saj”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, SAHA EXPO 2026 është një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit me partnerët, ku pjesëmarrja e FSK-së ndihmon në zhvillimin e aftësive moderne në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026