Delegacione nga Kina e Serbia pritet të vijnë në Graçanicë?
Lexohet për: 1 min.
gracanica
1 vit më parë
Linku u kopjua

Delegacione serbe e kineze mund të vijnë së shpejti në Komunën e Graçanicës në Kosovë, sipas Aleksandra Markoviq Mihajloviq, pjesë e degës së SNS nga Graçanica.

Ajo ka thënë përmes një statusi në rrjete sociale se “në Graçanicë po vjen delegacioni i përbërë nga ndihmësja e drejtorit të së ashtuquajturës ‘Zyrës për Kosovë’, një delegat nga Kina dhe disa delegatë nga Ministria serbe e Shëndetësisë”.

Porse, nuk ka përmendur një datë se kur pritet të ndodhë kjo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024