Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero u kthye në Torino së bashku me trajnerë të tjerë të UEFA Pro për të parë një seancë stërvitore të “Zonjës së Vjetër” dhe për të ndjekur një mësim nga Maximiliano Allegri dhe disa nga anëtarët e stafit të tij.
Del Piero dhe ish-lojtarë të tjerë të Serie A, të cilët synojnë të marrin një licencë trajneri të UEFA-s, kaluan dy ditët e fundit në Torino, ku ndoqën një seancë stërvitore të Juventusit dhe ndoqën një mësim nga trajneri i gjigantit italian, Allegri, raporton KosovaPress.Këto janë fjalët dhe komentet e trajnerit Massimiliano Allegri, i pranishëm në takimet e mëngjesit:
“Jam shumë i lumtur që kam përjetuar këtë ditë trajnimi dhe ndarjeje – së bashku me stafin tim gjithashtu – me kursantët e UEFA Pro Course. Këto momente janë gjithmonë stimuluese dhe konstruktive, sepse janë gjithmonë një mundësi për krahasim dhe mësim, pasi stërvitja është e vazhdueshme: jam përpjekur të vë në dispozicion disa koncepte dhe disa nocione që lidhen me mënyrën tonë të vendosjes së punës javore në përgatitje për një ndeshje. Një trajner duhet të jetë gjithmonë i disponueshëm për të ndihmuar lojtarët e tij dhe, në këtë rast, edhe kolegët e tij”.