Del në konsultim publik Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë
Lexohet për: 2 min.
solar-wind-canva-aspect-ratio-7-6
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në platformën e konsultimeve publike ka dal në konsultim publik Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Ekonomisë, Ligji i BRE-ve përcakton promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në Republikën e Kosovës, me qëllim të rritjes së përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme dhe bashkëprodhimit në sektorin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ftohjes dhe sektorin e transportit, me qëllim të përmbushjes së nevojave për energji, rritjes së sigurisë së furnizimit, përmirësoj mbrojtjen e mjedisit, si dhe ofrimit të përfitimeve sociale dhe shëndetësore dhe promovimit të mundësive të barabarta punësimi në sektor të energjisë.

“Përmes këtij ligji do të mundësohet zhvillimi i kapaciteteve të BRE me procedurë konkurruese, transparente dhe jo diskriminuese. Ky ligj pjesërisht transpozon Direktivën (BE) 2018/2001 për Promovimin e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme, miratuar me Vendimin  (2021/14/MC-EnC)  të  Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë. Ministria e Ekonomisë  e vlerëson shumë konsultimin me palët e interesit. Prandaj, kontributi juaj paraprak me shkrim do të jetë shumë domethënës dhe përmbajtjesor. Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar që kontributin tuaj përmes komenteve dhe sugjerimeve të ofruara t’i përfshijë brenda Ligjit. Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të procesit të konsultimit të Ligjit për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë është 15 ditë pune nga momenti i publikimit. Andaj të gjitha inputet e juaja i mirëpresim në linkun: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41676 “, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025