Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ajo nuk ka dashur të jap detaje por shtoi se ishte aty për zbardhjen e të vërtetës.
Derisa ka rekomanduar të pyetet prokuroria, Mihali ka mohuar se ishte në intervistim për rastin e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi për të cilin është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit, e njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.
Ajo u intervistua dy prokurorët Ilir Morina dhe Fikrije Krasniqi dhe një hetues policor i Departamentit Kundër-Korrupsionit.Ndryshe, Dejona Mihali mbanë pozitën si “Koordinatore e Komiteteve”, në LVV, që nga viti 2016. Mihali ka lindur në Tiranë dhe që ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamentin Filozofi-Sociologji.
https://kosovapress.com/prokuroria-speciale-e-konfirmon-intervistimin-e-dejona-mihalit