Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe ekskavator
Lexohet për: 1 min.
Foto 1
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në disa fshatra të Rahovecit është bërë e ditur se po degradohet ambienti si rezultat i nxjerrjes ilegale të zhavorrit gjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se prokurori koordinator për hetimin e Krimeve Kundër Mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale "Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit".

Po ashtu, është urdhëruar sekuestrimi i një kamioni transportues dhe një ekskavatori si mjete të përdorura në kryerjen e veprës penale.

Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive me drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024