Deficiti tregtar arrin në 12.2 për qind
Lexohet për: 3 min.
ASK
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat e eksport-importit për muajin prill 2024. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 12.2% në prill 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë 2023, përkatësisht 427.5 milionë euro krahasuar me deficitin 381 milionë në vitin 2023, teksa eksporti mbulon importin me 14.6%.

Eksporti i mallrave në prill 2024 kishte vlerën 73.2 milionë euro, ndërsa importi 500.7 milionë euro që është një rritje 8.8 për qind për eksport, si dhe një rritje 11.7 për qind për import krahasuar me periudhën e njëjtë 2023.

Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 25,2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,7% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,8% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,5% artikuj të ndryshëm të prodhuar; 8.7% tekstili dhe artikujt e tekstilit; 5.3% produktet minerale; etj.

Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, 13,6% e përbëjnë produktet minerale; 11,5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,3% mjetet e transportit; 11,2% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,6% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Eksportet dhe importet sipas vendeve në vlerë dhe % (në mijë euro)

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në BE arritën në 25 milionë euro ose rreth 34.1 për qind e eksporteve të përgjithshme me rritje 27.9%, ku partnerët kryesorë janë Gjermania (11.4%), Italia (5%), Holanda (2.4%), etj.

Importet e Kosovës nga BE-ja ishin rreth 243.4 milionë euro ose 48.6% e importeve të përgjithshme, me rritje 22.2%. Importet me pjesëmarrje me të lartë janë nga Gjermania (13.9%), Italia (6.9%), Greqia (6%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me CEFTA arritën në 32,6 milionë euro ose 44.5% të eksporteve të përgjithshme, me rritje 20.7%. Partnerë kryesorë për eksport janë Maqedonia e Veriut (16,6%), Shqipëria (16%), Serbia (5.4%), Mali i Zi (4.8%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 65.5 milionë euro ose 13.1% të importeve të përgjithshme, me rënie 16.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import janë Shqipëria (5.3%), Maqedonia e Veriut (4.6%), Serbia (1.8%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15.6 milionë euro ose 21.4%, ku partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin Zvicra (8.4%) dhe SHBA (3.7%).  

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 191.1 milionë euro ose 38.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia (13.5%) dhe Kina (12.6%).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025