Nënkoloneli i ushtrisë shqiptare shpallet qytetar nderi i Deçanit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Komuna-e-Deqanit-251124
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Për nder të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Deçanit nderoi nënkolonelin e ushtrisë shqiptare, Besnik Fana, duke i dhënë titullin qytetar nderi.

Në mbledhjen solemne për festat e nëntorit, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se në këtë mënyrë po nderojnë të gjithë ushtrinë shqiptare.

"Kemi përzgjedhur nënkolonelin Besnik Fana jo si emër i përvetshëm por si emër ku nderojmë luftëtarin shqiptar dhe ushtrinë e Shqipërisë”, tha Ramosaj.

Nënkoloneli Besnik Fana, i cili u nderua me këtë titull, u zotua për punë të pakursyer në të mirë të vendit.

“Marrja e titullit qytetar nderi, sidomos në Deçan, më besoni që i kalon kufijtë e emocionit. Si qytetari më i ri i juaji, ju premtoj që angazhimi dhe përkushtimi për të mirën e këtij vendi do të jetë i pakursyer sa herë të jetë nevoja”, tha Fana.

Besnik Fana është nderuar me mbi dhjetë medalje të ndryshme.

Ai e ka filluar karrierën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ka marrë pjese në tetë misione, Irak, Afganistan dhe Kosovë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025