Debutimi te Gremio, Suarez shënon hat-trick në pjesën e parë (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
4-Suarez
2 vite më parë
Linku u kopjua

Luis Suarez e shijoi debutimin e ëndrrave te Gremio pasi që shënoi një hat-trick brenda 38 minutave, në fitoren 4:1 kundër Sao Luiz në Recopa Gaucha.

35 vjeçari u largua nga klubi i tij i fëmijërisë, Nacional për herë të dytë në karrierë muajin e kaluar, dhe vendosi që të provojë një sfidë të re në Brazil duke nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me Gremio, raporton KosovaPress.

Suarezit nuk iu desh shumë kohë që të përshtatet, ku e hapi llogarinë e golave te Gremio pas pesë minutave lojë.

Golin e dytë ai e gjeti menjëherë pas gjysmë ore lojë, kurse e kompletoi hat-trickun e tij shtatë minuta para fundit të pjesës së parë.

Suarez nuk mund të ndalonte së qeshuri teksa festoi para tifozëve të Gremios, duke e bërë veten një hero të menjëhershëm për ekipin e tij të ri.

Golat i gjeni më poshtë.

(13) ??™ on Twitter: "It took Luis Suarez just 38 minutes to score a hattrick in his Gremio debut Timeless https://t.co/YL5u0DNF3t" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025