Një shtetase shqiptare 41-vjeçare me inicialet Sh. K. nga Bilce i Beratit i ka dhënë fund jetës mbrëmë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi kishte konsumuar tri kokrra fostoksinë.
Nëna e dy fëmijëve të mitur pas një debati verbal në telefon me bashkëshortin e saj, i cili prej një viti jeton ne shtetin grek, ka telefonuar vëllain dhe e ka vënë në dijeni të aktit që do të kryente, ndërsa i ka kërkuar që të kujdesej për fëmijët e saj të mitur.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan 41-vjeçaren drejt aktit ekstrem të vetëflijimit, ndërkohë që në lajmërimin e vdekjes nuk përmendej emri i bashkëshortit, por vetëm i fëmijëve dhe i vëllait.
Sipas burimeve brenda familjes, në momentet e fundit të jetës nëna e dy fëmijëve ka kërkuar që ta varrosnin në Banaj, ku dhe ka prejardhjen dhe jeton aktualisht familja e saj.